Skip to content

Masazh Sportiv

Masazh Sportiv

Masazhi sportiv në Ataraxia Medical Clinic është i dedikuar për ata që ushtrojnë aktivitet fizik dhe kërkojnë rikuperim të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Ky trajtim përdor presion më të thellë, shtrirje dhe teknika dekontraktuese për të zbutur muskujt e mbingarkuar dhe për të shmangur ngërçet apo inflamacionet e lehta.
Përfitimi kryesor i këtij masazhi është përmirësimi i performancës fizike, zbutja e ngurtësisë muskulare dhe parandalimi i dëmtimeve. Kombinuar me ekspertizën e stafit tonë, masazhi sportiv garanton një nivel të lartë personalizimi, duke i përshtatur teknikat sipas nevojave të çdo individi.