Masazhe Estetike & Lifting Manual
Masazhe Estetike & Lifting Manual
Masazhet estetike për fytyrën janë teknika të avancuara manuale që punojnë drejtpërdrejt mbi muskujt dhe indet e thella, duke stimuluar qarkullimindhe elasticitetin e lëkurës. Përmes metodave lifting dhe buccal, arrihet një efekt natyral shtrëngimi dhe relaksimi, pa përdorur pajisje apo injeksione. Këto trajtime janë veçanërisht të vlefshme për përmirësimin e kontureve të fytyrës, reduktimin e tensioneve muskulare dhe ruajtjen e një pamjeje të freskët dhe harmonike në mënyrë krejtësisht natyrale.