PRP Facial
Kur lëkura humbet shkëlqimin, elasticitetin dhe vitalitetin e saj natyral, trajtimet rigjeneruese bëhen një nga mënyrat më efektive për të rikthyer freskinë dhe cilësinë e saj. PRP Facial është një trajtim biologjik që punon me potencialin natyral të vetë organizmit për të mbështetur rinovimin e lëkurës nga brenda.
PRP Facial (Platelet-Rich Plasma) përdor plazmën e pasur me trombocite të vetë pacientit për të përmirësuar cilësinë dhe vitalitetin e lëkurës. Procedura nis me marrjen e një sasie të vogël gjaku, i cili përpunohet për të izoluar plazmën e pasur me faktorë rritjeje, elementë biologjikë që luajnë një rol kyç në proceset e riparimit dhe rinovimit të indeve.
Kjo plazmë aplikohet në lëkurë përmes teknikave të kontrolluara, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës dhe duke mbështetur mekanizmat natyralë të rigjenerimit. Rezultati është një lëkurë që duket gradualisht më e freskët, më e ndriçuar dhe më e tonifikuar.
PRP Facial vlerësohet për qasjen biologjike dhe të personalizuar, duke qenë një alternativë e sigurt për pacientët që kërkojnë përmirësim gradual dhe natyral të pamjes së lëkurës.
Benefitet
Trajtim autolog dhe me profil të lartë sigurie – Duke përdorur plazmën e marrë nga vetë gjaku i pacientit, trajtimi minimizon ndjeshëm rrezikun e reaksioneve alergjike apo intolerancave.
Qasje natyrale dhe biokompatibile – Faktorët e rritjes që gjenden në PRP punojnë në harmoni me proceset natyrale të rigjenerimit të lëkurës.
Stimulon prodhimin natyral të kolagjenit – Faktorët e rritjes ndihmojnë në përmirësimin gradual të strukturës dhe elasticitetit të lëkurës.
Përmirëson teksturën dhe uniformitetin – Lëkura bëhet më e njëtrajtshme dhe më e butë në sipërfaqe.
Rrit shkëlqimin dhe vitalitetin – Ndihmon në rikthimin e një pamjeje më të freskët dhe më të shëndetshme.
Ndihmon në zbutjen e vijave të holla (fine line) – Përmes stimulimit të rigjenerimit, kontribuon në përmirësimin e shenjave të hershme të plakjes.
Përmirëson elasticitetin e lëkurës – Lëkura fiton më shumë qëndrueshmëri dhe fleksibilitet me kalimin e kohës.
Qasje natyrale dhe e personalizuar – Përdor komponentë nga vetë organizmi, duke minimizuar rrezikun e reaksioneve të padëshiruara.
Problematikat që trajton
Lëkurë e lodhur dhe pa shkëlqim
Shenja të hershme të plakjes
Teksturë e pabarabartë e lëkurës
Pore të zgjeruara
Shenja të lehta të akneve
Lëkurë e dëmtuar nga faktorët e jashtëm
Pyetjet më të shpeshta (FAQ)
Po, trajtimi konsiderohet i sigurt pasi përdor plazmën e vetë pacientit dhe kryhet në kushte të kontrolluara.
Procedura mund të shkaktojë një ndjesi të lehtë parehatie, por zakonisht tolerohet mirë.
Një seancë zakonisht zgjat rreth 45–60 minuta.
Mund të ketë një skuqje të lehtë dhe të përkohshme, e cila qetësohet brenda 24–48 orësh.
Frekuenca përcaktohet nga specialisti, por zakonisht rekomandohen disa seanca për rezultate optimale.
Përmirësimi i freskisë është i dukshëm pas trajtimit, ndërsa efektet në strukturë dhe elasticitet zhvillohen gradualisht.