PRP për Flokët
Rënia e flokëve, hollimi i tyre apo humbja graduale e densitetit janë shqetësime që prekin si gratë ashtu edhe burrat, duke ndikuar jo vetëm në pamjen e flokëve, por edhe në vetëbesim. Në fazat e hershme dhe të moderuara të rrallimit, PRP për flokët ofron një mënyrë natyrale dhe jo-kirurgjikale për të mbështetur rigjenerimin dhe forcimin e folikulave.
Trajtimi realizohet duke përdorur plazmën e pasur me trombocite të marrë nga gjaku i vetë pacientit. Pas përpunimit të gjakut, plazma e përqendruar injektohet në zonat ku flokët janë rralluar, me qëllim stimulimin e qarkullimit lokal, përmirësimin e aktivitetit të folikulave dhe mbështetjen e ciklit natyral të rritjes së flokëve.
PRP përdoret gjerësisht për rrallimin difuz të flokëve, humbjen sezonale, dobësimin e rrënjëve apo si mbështetje pas transplanteve të flokëve, duke ofruar një trajtim të sigurt dhe të personalizuar.
Benefitet
Stimulim i folikulave të flokëve – Ndihmon në aktivizimin e folikulave që janë dobësuar apo kanë humbur aktivitetin.
Përmirësim i densitetit të flokëve – Kontribuon në krijimin e një pamjeje më të plotë dhe më uniforme të flokëve.
Reduktim i rënies së flokëve – Ndihmon në uljen graduale të humbjes së përditshme të flokëve.
Forcim i rrënjëve dhe strukturës së flokëve – Flokët bëhen më të fortë, më rezistentë dhe më pak të brishtë.
Përmirësim i qarkullimit në skalp – Oksigjenimi më i mirë i skalpit mbështet shëndetin e folikulave.
Trajtim natyral dhe i sigurt – Duke qenë se përdoret gjaku i vetë pacientit, trajtimi ka rrezik minimal për reaksione apo intolerancë.
Problematikat që trajton
Rënie e flokëve dhe hollim gradual
Dobësim i rrënjëve të flokëve
Flokë të rralluar në zona të caktuara
Humbje e densitetit të flokëve
Rënie sezonale apo hormonale e flokëve
Rikuperim pas transplantit të flokëve
Pyetjet më të shpeshta (FAQ)
Trajtimi mund të shkaktojë një ndjesi të lehtë pickimi, por zakonisht tolerohet mirë.
Një seancë zakonisht zgjat rreth 45–60 minuta.
Numri i seancave varet nga problematika, por zakonisht rekomandohen disa trajtime të njëpasnjëshme.
Rezultatet zhvillohen gradualisht dhe zakonisht bëhen më të dukshme pas disa muajsh.
Jo, pacienti mund t’i rikthehet menjëherë aktiviteteve të përditshme.
Po, PRP për flokët kombinohet shpesh me mezoterapi scalp apo trajtime të tjera për forcimin e flokëve.