Mesoterapi Scalp
Flokët që humbasin densitetin, bëhen më të hollë apo duken më të dobët zakonisht lidhen me mungesën e stimulimit dhe ushqimit të duhur në skalp. Në këto raste, mezoterapia për skalpin ofron një mënyrë të targetuar për të përmirësuar cilësinë e flokëve dhe për të mbështetur rritjen e tyre.
Trajtimi realizohet përmes mikroinjeksioneve me vitamina, aminoacide, minerale, peptide dhe substanca të tjera aktive, të cilat aplikohen direkt në skalp. Këta përbërës ndihmojnë në stimulimin e qarkullimit lokal, ushqimin e folikulave dhe forcimin gradual të rrënjëve të flokëve.
Mesoterapia e skalpit përdoret gjerësisht për rrallimin e flokëve, dobësimin e tyre apo humbjen sezonale, duke ofruar një trajtim jo-kirurgjikal dhe të personalizuar sipas nevojës së çdo pacienti.
Benefitet
Ushqim i drejtpërdrejtë i folikulave të flokëve – Substancat aktive aplikohen direkt në skalp për të mbështetur aktivitetin e folikulave.
Përmirësim i densitetit të flokëve – Ndihmon në krijimin e një pamjeje më të plotë dhe më uniforme.
Forcim i rrënjëve të flokëve – Flokët bëhen më rezistentë dhe më pak të brishtë.
Përmirësim i qarkullimit në skalp – Oksigjenimi më i mirë i zonës ndihmon në përmirësimin e cilësisë së flokëve.
Reduktim i rënies së flokëve – Ndihmon në uljen graduale të humbjes së flokëve.
Trajtim i personalizuar sipas nevojës së flokëve dhe skalpit – Formula mund të përshtatet sipas problematikës së secilit pacient.
Problematikat që trajton
Rënie e flokëve dhe hollim gradual
Flokë të dobët dhe pa vitalitet
Dobësim i rrënjëve të flokëve
Humbje e densitetit në zona të caktuara
Rënie sezonale apo hormonale e flokëve
Skalp me qarkullim të dobët dhe ushqim të pamjaftueshëm
Pyetjet më të shpeshta (FAQ)
Trajtimi mund të shkaktojë një ndjesi të lehtë pickimi, por zakonisht tolerohet mirë.
Një seancë zakonisht zgjat rreth 30–45 minuta.
Numri i seancave varet nga problematika, por zakonisht rekomandohen disa trajtime të njëpasnjëshme.
Rezultatet zhvillohen gradualisht dhe zakonisht bëhen më të dukshme pas disa javësh ose muajsh.
Rezultatet zhvillohen gradualisht dhe zakonisht bëhen më të dukshme pas disa javësh ose muajsh.
Po, mezoterapia e skalpit kombinohet shpesh me PRP apo trajtime të tjera për flokët.