Teknologjia
VENUS LEGACY
Venus Legacy është një teknologji estetike e avancuar që kombinon Radiofrekuencën (RF) me Fushat Elektromagnetike të Pulsuara (PEMF) për të përmirësuar tonin, teksturën dhe elasticitetin e lëkurës, si dhe për të reduktuar yndyrën lokale dhe celulitin.
Falë veprimit të saj të butë dhe jo-invaziv, pajisja ngroh në mënyrë të kontrolluar shtresat e thella të lëkurës, duke stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës. Rezultati është një lëkurë më e tonifikuar, më e lëmuar dhe dukshëm më rinore.
Venus Legacy mund të përdoret si për trajtimet e trupit ashtu edhe të fytyrës, duke ofruar efekte të dukshme dhe të qëndrueshme pa nevojën e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë riformim të butë, të sigurt dhe efektiv të kontureve trupore dhe të pamjes së përgjithshme.
DERMACLEAR
DermaClear është një trajtim estetik i avancuar 3-në-1, që përmes hidro-dermoabrasionit eksfolion, pastron dhe hidraton në thellësi lëkurën. Pajisja përdor një kokë silikoni unike, e cila rrotullohet dhe thith butësisht papastërtitë, duke ofruar një përvojë të këndshme, pa dhimbje dhe plotësisht jo-invazive.
Kjo procedurë është e përshtatshme për çdo tip lëkure, përfshirë edhe lëkurën e ndjeshme, dhe jep rezultate të menjëhershme: lëkurë më të ndritshme, më të hidratuar dhe me shkëlqim të shëndetshëm – pa nevojë për kohë rikuperimi.
LAZER DEKA AGAIN PRO PLUS
DEKA Again PRO PLUS përfaqëson gjeneratën më të re të teknologjisë lazer, të projektuar për performancë më të lartë, trajtime më të shpejta dhe rezultate më efektive.
Ky model është version i përmirësuar i Again PRO, me fuqi të shtuar deri në 25 kW, që mundëson trajtime ultra të shpejta dhe me efikasitet të lartë.
Lazeri përdor një sistem të dyfishtë valësh:
- 755 nm Alexandrite – ideal për qime të holla dhe të çelëta, duke siguruar heqje delikate dhe të saktë.
- 1064 nm Nd:YAG – depërton më thellë për rezultate të shkëlqyera në lëkurat më të errëta dhe në trajtimet vaskulare.
ALMA HYBRID CO2
Alma Hybrid është një teknologji e avancuar lazer që kombinon dy gjatësi valësh – 10,600 nm CO₂ dhe 1570 nm – së bashku me terapinë me ultratinguj, duke krijuar një platformë unike për rigjenerim të thellë të lëkurës.
Kjo ndërthurje inteligjente ofron rezultate të dukshme dhe të personalizuara, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe duke përmirësuar strukturën e lëkurës në disa nivele.
Çfarë trajton Alma Hybrid
- Shenjat e akneve dhe plagët e vjetra
- Strijat dhe humbjen e elasticitetit
- Rigjenerimin dhe zbutjen e teksturës së lëkurës
- Minimizimin e poreve dhe hiperpigmentimin
- Heqjen e lezioneve beninje të lëkurës
Virtue RF
VirtueRF është një nga teknologjitë më të avancuara në mjekësinë estetike, që kombinon mikro-gjilpërat me energjinë e radiofrekuencës për të stimuluar proceset natyrale të rigjenerimit të lëkurës në fytyrë dhe trup.
Falë sistemit inovativ Robotic Precision Delivery (RPD), mikro-gjilpërat depërtojnë në lëkurë me shpejtësi dhe precizion absolut, pa shkaktuar trauma apo dëmtime sipërfaqësore. Rezultati është një lëkurë më e tonifikuar, më e dendur dhe dukshëm më e re.